NATO ndalon stafin të shkarkojnë TikTok në pajisjet për përdorim zyrtar

NATO ka ndaluar zyrtarisht stafin që të shkarkojnë aplikacionin e mediave sociale TikTok në pajisjet e tyre të ofruara nga Aleanca, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë. Zyrtarët e NATO-s i dërguan një notë stafit të premten në mëngjes duke njoftuar ndalimin.
“Siguria kibernetike është një prioritet kryesor për NATO-n. NATO ka kërkesa të forta për përcaktimin e aplikacioneve për përdorim zyrtar. TikTok nuk është i aksesueshëm në pajisjet e NATO-s”, tha një zyrtar i lartë i NATO-s.
NATO është Institucioni më i fundit që ndalon aplikacionin për shkak të shqetësimeve se qeveria kineze mund të ketë akses në të dhënat e përdoruesve të TikTok. SHBA, Britania e Madhe, Norvegjia, Parlamenti Evropian dhe vende të tjera e kanë ndaluar tashmë aplikacionin në pajisjet e lëshuara nga qeveria./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




