Mbështeti Putin për pushtimin e Ukrainës, arrestohet Mitropoliti i Kievit i lidhur me Kishën Ruse

Mitropoliti Pavlo Lebid i Kishës Ortodokse Ukrainase të Patriarkanës së Moskës në Kiev është arrestuar për mbështetjet të Putinit për pushtimin e Ukrainës. Edhe murgjit në manastirin Kiev-Pechersk Lavra të Kishës Ortodokse të Ukrainës janë akuzuar për lidhje me Rusinë.
Një gjykatë në Kiev vendosi Mitropolitin Pavlo në arrest shtëpie për 60 ditë. Qeveria ukrainase ka akuzuar Kishën Ortodokse të Ukrainës për lidhjet e saj historike me Kishën Ortodokse Ruse, udhëheqësi i së cilës, Patriarku Kirill, ka mbështetur presidentin rus Vladimir Putin në pushtimin e Ukrainës.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha se Mitropoliti Pavlo akuzohet për dy vepra penale, nxitje të armiqësisë ndërfetare dhe justifikimi i agresionit rus .
“Ligji dhe përgjegjësia për shkeljen e tij janë të njëjta për të gjithë” tha në një deklaratë shefi i SBU, Vasyl Maliuk, duke akuzuar Rusinë për përdorimin e fesë “për të promovuar propagandën dhe për të përçarë shoqërinë ukrainase”.

Më herët gjatë javës, Pavlo i kishte rezistuar urdhrit të autoriteteve për të liruar kompleksin dhe mallkoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke e kërcënuar atë. Agjentët e SBU bastisën rezidencën e Pavlos dhe prokurorët i kërkuan gjykatës ta caktonte atë në arrest shtëpie në pritje të hetimit.
Gjatë seancës gjyqësore në kryeqytetin ukrainas, kleriku hodhi poshtë pretendimin e Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës, se ai e falte pushtimin e Rusisë. Pavlo i përshkroi akuzat kundër tij si të nxitura politikisht, raporton DW.
Ndërkohë pranë manastirit u zhvilluan dy protesta, një nga mbështetësit e Pavlos dhe një kundër tij.
Kisha Ortodokse e Ukrainës ka këmbëngulur se është besnike ndaj Ukrainës dhe ka denoncuar pushtimin rus që në fillim. Kisha shpalli pavarësinë e saj nga Moska, por agjencitë ukrainase të sigurisë thonë se disa prej tyre kanë mbajtur lidhje të ngushta me Moskën.
Manastiri Kyiv-Pechersk Lavra është manastiri ortodoks më i famshëm në Ukrainë. Ajo është në pronësi të qeverisë ukrainase dhe agjencia që e mbikëqyrte i njoftoi murgjit se po e mbyllte qiranë dhe ata kishin deri të mërkurën për t’u larguar.
Metropoliti Pavlo u tha mbështetësve të tij se murgjit nuk do të largoheshin në pritje të rezultatit të një padie që kisha ngriti në një gjykatë në Kiev për të ndaluar dëbimin. Qeveria pretendon se murgjit shkelën marrëveshjen e tyre, por ky pretendim është hedhur poshtë nga murgjit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



