Moska mori kreun e Këshillit të Sigurimit/ Zelensky: Absurde, Rusia është shtet terrorist

Botë | 4 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar presidencën ruse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila mori sot drejtimin e saj.

“Fatkeqësisht, këto janë lajme padyshim absurde dhe shkatërruese. Sot, shteti terrorist filloi të kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Dje, ushtria ruse vrau një fëmijë tjetër ukrainas – një djalë pesë muajsh të quajtur Danylo nga Avdiivka, në Donbas.

Prindërit e tij u plagosën. Një nga qindra sulmet e artilerisë që shteti terrorist fillon çdo ditë dhe në të njëjtën kohë, Rusia kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, është shprehur Zelensky.

Zelensky tha gjithashtu se raste të tilla “dëshmojnë falimentimin e plotë” të institucioneve globale. Ai argumentoi se reforma është “qartësisht e vonuar” për Këshillin e Sigurimit.

Këshilli kërkon konsensus për të miratuar shumicën e vendimeve, pavarësisht se cili vend është në krye të mbledhjeve të tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme