SHBA premton 6 miliardë dollarë për të mbrojtur oqeanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar 6 miliardë dollarë për të mbrojtur oqeanin. Njoftimi u bë në Konferencën e Oqeanit Tonë më 2-3 mars në Panama.
I dërguari i posaçëm presidencial i SHBA-së për Klimën, John F. Kerry, deklaroi se ngrohja e planetit do të thotë më shumë nxehtësi që hyn në oqean.
“Veprimet njerëzore po kërcënojnë vetë aftësinë e ekosistemeve të oqeanit për të mbijetuar”, tha Kerry.
Nga angazhimi total, gati 5 miliardë dollarë do të trajtojnë krizën klimatike.
Në këtë kuadër:
665 milionë dollarë do të shkojnë për të mbështetur peshkimin e qëndrueshëm .
200 milionë dollarë do të shkojnë për të trajtuar ndotjen detare .
73 milionë dollarë do të shkojnë për ekonomitë blu të qëndrueshme.
72 milionë dollarë do të shkojnë për sigurinë detare.
11 milionë dollarë do të shkojnë për zonat e mbrojtura detare.
Që nga Konferenca e parë e Oqeanit Tonë në 2014, pjesëmarrësit në mbi 70 vende kanë bërë më shumë se 2,100 premtime me vlerë rreth 128 miliardë dollarë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




