Ushtria e SHBA-së publikon pamje ku duket përplasja e avionit rus me dronin amerikan

Ushtria amerikane ka publikuar një video të deklasifikuar të xhiruar nga droni amerikan MQ-9 Reaper, që u rrëzua në Detin e Zi në të cilën duket moment kur një avion luftarak rus SU-27 u përplas me të pasi u përpoq t’i hidhte dronit karburant.
Video është marrë nga një kamera në pjesën e poshtme të dronit dhe tregon dy tentativa të ndryshme nga avionë rusë për të hedhur karburant ndaj tij.
Në tentativën e dytë një nga avionët rusë përplaset me helikën në pjesën e pasme të dronit çka është qartësisht e dukshme në pamje.
Komunikimi me video me dronin ndërpritet për një periudhë dhe më pas rifillon sërish ku duket që një nga helikat e dronit është dëmtuar nga përplasja me avionin rus.
Rusia ndërkohë ka mohuar se avioni i saj luftarak SU-27 kishte goditur helikën e dronit por video e publikuar këtë të enjte mbështet versionin amerikan të asaj që ndodhi.
Rusia ndërkohë ka pretenduar se droni po i afrohej territorit të saj, por një e tillë nuk duket në video.
SHBA këmbëngul se droni po vepronte në hapësirën ajrore ndërkombare. Në një deklaratë të publikuar orë pas rrëzimit të dronit, SHBA u shpreh se avionët ruse kishin lëshuar karburant ndaj dronit para përplasjes.
Zëdhënësi i Pentagonit general brigade tha për gazetarët se kishte dalë jashtë kontrolli dhe nuk ishte më në gjendje flulturimi pas përplasjes. Me shumë gjasa, përplasja kishte dëmtuar edhe avionin rus. Ministria ruse e mbrojtjes pretendoi më parë se droni ishte rrëzuar pasi kishte ndërmarrë një manovër të fortë dhe se po fluturonte me mjetet e komunikimit të figura. Një ditë më parë sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se po bëheshin përpjekje për të gjetur mbetjet e dronit. Këtë të enjte, në vendin ku u rrëzua droni në Detin e Zi janë parë anije ruse.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




