Rreth 30,000 ushtarë rusë janë vrarë në Bakhmut

Botë | 4 vite më parë

20,000 ose 30,000 trupa ruse mendohet se janë vrarë dhe plagosur në betejën për qytetin ukrainas të Bakhmut, që nga fillimi i verës së vitit 2022. Kjo u bë e ditur nga zyrtarë perëndimorë.

Natyra epike e betejës është jashtë rëndësisë strategjike që ka Bakhmuti. Pas më shumë se gjashtë muajsh luftimesh të egra, e ardhmja e Bakhmutit është  ende e paqartë.

Që nga fillimi i luftimeve, rreth 90% e popullsisë së saj është larguar. Ky qytet i vogël administrativ në Donbas është thuajse tërësisht i shkatërruar.

Edhe nëse bie në dorë të Rusisë, perëndimorët thonë se rusët kanë fituar pak dhe kanë humbur shumë. Për Ukrainën, tha një zyrtar, beteja për Bakhmutin ka qenë “një mundësi unike për të vrarë shumë rusë”.

Por edhe ushtria e Ukrainës ka paguar një çmim të lartë, ndonëse zyrtarët perëndimorë kundërshtojnë shifrat e publikuara nga ministri rus i mbrojtjes.

Në një deklaratë postuar në Telegram, Sergei Shoigu tha se Ukraina kishte humbur 11,000 trupa vetëm gjatë muajit shkurt.

“Indiferenca e regjimit të Kievit ndaj popullit të vet është befasuese,”- pohoi Shoigu.

Zyrtarët perëndimorë besojnë se grupi mercenar Ëagner, i cili ka udhëhequr përpjekjen e Rusisë për të pushtuar Bakhmutin, ka mungesë fuqie njerëzore dhe municionesh.

Shefi i Ëagner-it, Yevgeny Prigozhin akuzoi ushtrinë ruse për dështimin në furnizimin me municione që i nevojiteshin Ëagner-it për të marrë qytetin.

Çfarëdo që të ndodhë me Bakhmut, përpjekja ruse po “ngec” dhe se ka shpresë midis aleatëve të Ukrainës se beteja ka shkatërruar shanset e Moskës për të bërë ndonjë përparim të mëtejshëm kuptimplotë në të ardhmen e afërt.

Një zyrtar perëndimor e hodhi poshtë komentet se beteja për Bakhmutin është  “një ngjarje e vogël taktike”, e cila nuk kishte asnjë rëndësi strategjike “për asnjërën palë”.

“Qyteti është një qendër e rëndësishme mbrojtëse për forcat ukrainase në Donbas,”- tha ai.  “Marrja e kontrollit të saj do të lejojë … veprime të mëtejshme sulmuese në linjat mbrojtëse të ushtrisë ukrainase.” Por zyrtarët perëndimorë thanë se aktualisht nuk kishte asnjë shenjë për  ndonjë ofensive më të gjerë ruse. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme