Pas KE, SHBA dhe Kanada heqin aplikacionin “TikTok” në pajisjet qeveritare

Botë | 4 vite më parë

Pas Komisionit Evropian dhe Këshillit të BE, administrata amerikane dhe qeveria kanadeze po ndalojnë përdorimin e aplikacionit “TikTok” nga pajisjet elektronike të punonjësve të tyre.

Shtëpia e Bardhë ka dhënë afat  30 ditor për heqjen e aplikacionit “TikTok” nga të gjitha pajisjet elektronike të qeverisë. 

“Përcaktimi i kohërave është një hap përpara “themelore për të adresuar rreziqet që paraqet aplikacioni ndaj të dhënave të ndjeshme të qeverisë”, nënvizohet nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit.

“Administrata Biden-Harris ka investuar shumë në mbrojtjen e infrastrukturës dixhitale të vendit tonë dhe kufizimin e aksesit të kundërshtarëve të huaj në të dhënat e amerikanëve,” tha Chris DeRusha , shefi federal i sigurisë së informacionit ndërsa shton se “ky udhëzim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të administratës për të mbrojtur infrastrukturën tonë dixhitale dhe për të mbrojtur sigurinë dhe privatësinë e popullit amerikan.”

Nga ana tjetër, edhe Qeveria kanadeze ka njoftuar se nga sot (28 shkurt) do të ndalojë aplikacionin “TikTok” në pajisjet celulare që ofron për stafin e saj me argument se përbën një rrezik “për privatësinë dhe sigurinë”. 

“Në një pajisje celulare, metodat e mbledhjes së të dhënave të TikTok ofrojnë qasje të konsiderueshme në përmbajtjen e telefonit,” tha Sekretarja e Thesarit Mona Fortier , duke shtuar se ky vendim ishte marrë “si një masë paraprake”. 

Një zëdhënëse e “TikTok” ka shprehur pakënaqësi pasi vendimi për ndalimin e aplikacionit janë bërë pa kontaktuar fillimisht me kompaninë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme