Tërmeti me rreth 49 mijë viktima, vlerësohet 80% e dëmeve në Turqi

Qeveria turke po punon për të përllogaritur dëmet e shaktuara nga tërmeti dhe për të nisur menjëhrë ndërtimin e banesave të reja. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, iu ka premtuar të prekurve nga tërmeti se brenda një viti ato do të sistemohen në banesa të reja. Autoritetet kanë përfunduar 80 për qind të vlerësimit të dëmeve në zonën e tërmetit në Turqin jugore pas lëkundjeve të fuqishme të 6 shkurtit, ndërsa pjesa tjetër do të përfundojë shpejt në ditët në vijim.
Personeli prej 7.300 personash po punojnë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmetet që tronditën 11 provinca. Gjithashtu shkatërrime ose dëmtime janë raportuar në rreth 164.000 ndërtesa dhe 518.000 njësi individuale.
Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë, me qendër në provincën Kahramanmaraş, tronditën gjithashtu provincat Gaziantep, Hatay, Adıyaman, Malatya, Kilis, Adana, Diyarbakır, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.
Rreth 13,5 milionë njerëz u prekën nga tërmetet. Shumica e ndërtesave të shkatërruara janë ndërtuar para vitit 1999, ndërsa në këto ndërtesa nuk është kryer asnjë inspektim.
Më shumë se 43.000 njerëz kanë humbur jetën në tërmetet vdekjeprurëse në Turqi, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit AFAD. Në Siri afro 5.900 persona kanë humbur jetën duke cuar totalin në të dy vendet afro 49 mijë viktima.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




