Mbi 47 mijë viktima nga tërmeti, BE thërret Konferencën e Donatorëve për Turqinë dhe Sirinë

Botë | 4 vite më parë

Komisioni Europian do të zhvillojë një Konferencë Donatorësh për mbledhjen e fondeve dhe burimeve për mbështetjen e Turqisë dhe Sirisë për pasojat e tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit.

Zëdhënësja e KE, Dana Spinant bëri të ditur se konferenca do të zhvillohet më 16 mars në Bruksel, ku të pranishëm do të jenë vendet anëtarë të BE-së, OKB-së, institucionet financiare dhe vendet fqinje.

“Mbështeja jonë do të jetë për njërëzit në Turqi dhe Siri për pasojat shkatërruese të tërmetit. Sot konfirmojmë se Konferenca e Donatorëve nga Komisioni Europian në bashkëpunim me presidencën suedeze të BE. Komisioni Europain do të zhvillojë Konferencën e Donatorëve më 16 mars në Bruksel për të mbledhur burime dhe për të koordinuar një përgjigje për të mbështetur Turqinë dhe Sirinë. Ai do të jetë i hapur për anëtarët e BE-së, fqinjët, anëtarët e OKB-së, institucionet financiare dhe palët përkatëse të interesit”, tha zëdhënësja e KE, Dana Spinant

Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri ka lënë mbi 47 mijë viktima, ndërsa BE dhe vendet fqinje u angazhuan për të ndihmuar dy shtete me burime njerëzore si dhe ndihma humanitare. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8 ishte në Kahramanmaras, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet ku shumë njerëz janë ende të zhdukur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme