Ish-presidenti amerikan del nga spitali, vijon trajtimin mjekësor në shtëpi

Botë | 4 vite më parë

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter ka dalë nga spitali dhe është rikthyer në shtëpinë e tij në Xhorxhia.

Carter ka vendosur “ta kalojë kohën e mbetur në shtëpi, me familjen e tij”, por nuk tregoi se çfarë e ka nxitur këtë vendim.

98 vjeçari ka vuajtur nga disa probleme shëndetësore kohëve të fundit, duke përfshirë një lloj të kancerit që i është përhapur në mëlçi dhe tru.

Carter ka shërbyer përgjatë viteve 1977 deri më 1981 si president i SHBA-ve. Gjatë kësaj detyre, ai është përballur me një sërë sfidash në politikën e jashtme, ndërsa në garën për rizgjedhje u mund nga Ronald Reagan.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se ai dhe Zonja e Parë, Jill Biden, luten për mikun e tyre, Jimmy, dhe gruan e tij, Rosalynn.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme