Uashingtoni akuzoi Moskën për krime lufte/ Ambasadori rus në SHBA: Justifikim për të përshkallëzuar konfliktin në Ukrainë

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara i ka cilësuar akuzat për krime lufte të Moskës në Ukrainë si një “justifikim” të krijuar nga Uashingtoni për të përshkallëzuar konfliktin.
Ndërkaq zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken janë shprehur se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, ambasadori Anatoly Antonov u përgjigj duke thënë se “ne i konsiderojmë insinuata të tilla si një përpjekje, të paprecedentë në aspektin e cinizmit të saj, për të demonizuar Rusinë në rrjedhën e një lufte hibride, të nisur kundër nesh. Nuk ka dyshim se qëllimi i sulmeve të tilla është të justifikojë veprimet e vetë Uashingtonit për të nxitur dhe zgjatur krizën ukrainase”
Ambasadori akuzoi SHBA-në se “po thotë një gjë dhe se po bën një gjë tjetër duke furnizuar Ukrainën me armaturë të rëndë, inteligjencë dhe stërvitje”
“”Si mund t’i besojmë Perëndimit dhe të përpiqemi të arrijmë në çdo lloj marrëveshjeje pas gjithë këtyre deklaratave dhe veprimeve?” tha diplomati Anatoli Antonov.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




