Blinken: Rreth 200 000 trupa ruse të vrarë në luftën kundër Ukrainës

Botë | 4 vite më parë

SHBA-ja ka vlerësuar se rreth 200 000 rusë janë vrarë ose plagosur deri më tani në luftën kundër Ukrainës, tha sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih.

“Kostoja e luftës pothuajse njëvjeçare ka qënë edhe më e madhe për Rusinë”, tha ai

“Më shumë se një milion rusë janë larguar nga vendi i tyre sepse nuk duan të jenë pjesë e kësaj lufte dhe drejtimit që po merr vendi”, shtoi Blinkeni.

“Për më tepër, 1 000 ose më shumë kompani ndërprenë bizneset në Rusi nga frika e dëmtimit të reputacionit”, tha  sekretari amerikan i shtetit.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme