Wang Yi: Kina do të paraqesë iniciativën e paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë
 

Kryediplomati kinez, Wang Yi njoftoi të shtunën në Konferencën e Sigurisë në Mynih se Pekini do të paraqesë së shpejti, një nismë paqeje për t’i dhënë fund luftës, pothuajse njëvjeçare në Ukrainë, njofton ATSH.

“Ne do të paraqesim një nismë paqeje. Dhe ky është qëndrimi kinez për zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë. Ne do të qëndrojmë të vendosur në anën e paqes dhe dialogut”, tha Wang.

Për një botë më të sigurt, ne duhet të mbështesim parimet e Kartës së OKB-së”, tha ai, duke fajësuar mospërfilljen e këtyre parimeve për konfliktet aktuale në botë.

“Presioni apo sanksionet nuk i kanë zgjidhur problemet mes vendeve”, tha Wang duke bërë thirrje për zgjidhje paqësore të konfliktit përmes dialogut dhe konsultimeve, sado të rënda të jenë tensionet.

“Paqes duhet t’i jepet një shans në fund të fundit”, tha ai.

Konflikti në Ukrainë, i cili filloi me pushtimin rus më 24 shkurt të vitit të kaluar, është një temë qendrore në ngjarjen globale të sigurisë që zhvillohet nga e premtja deri të dielën në qytetin gjerman, Mynih. ( Sipas ATSH )


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme