Kina: Reagimi i SHBA ndaj balonës, absurd dhe histerik

Botë | 4 vite më parë

Diplomati më i lartë i Kinës e ka përshkruar reagimin nga SHBA mbi balonwn si “absurd dhe histerik”, si dhe një abuzim të përdorimit të forcës. Duke folur në skenë në konferencën e sigurisë në Mynih të shtunën, Wang Yi tha se reagimi i tyre nuk tregon se SHBA është e fortë, përkundrazi tregon se është e dobët. Drejtori i Punëve të Jashtme tha se ai besonte se rrëzimi ishte pjesë e një përpjekjeje për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme të administratës Biden.

Kina ka këmbëngulur se balona ishte një instrument civil jo-ushtarak që kishte dalë nga kursi. Wang tha gjithashtu se Kina po përgatitet të paraqesë një dokument qëndrimi për Ukrainën që do të nënvizonte parimet e integritetit territorial dhe sovranitetit.

Wang akuzoi “forcat e paidentifikuara” se ishin përgjegjëse për prishjen e negociatave të mëparshme midis Ukrainës dhe Rusisë , duke sugjeruar se ato forca kishin motive më të thella se sa të mbronin Ukrainën.

Në veçanti, SHBA-ja i ka bërë presion Kinës që të kushtëzojë mbështetjen e saj për pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin, duke thënë se pushtimi është një shkelje e qartë e parimeve të kartës së OKB-së.

Kina ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe po bëhet gjithnjë e më shumë një nga konsumatorët kryesorë të energjisë ruse, diçka që ndihmon Moskën të financojë prodhimin e saj të armëve. Wang këmbënguli se Kina ishte thellësisht e shqetësuar për kohëzgjatjen e luftës, duke shtuar: “Ne nuk rrimë duarkryq. Nuk i hedhim benzinë ​​zjarrit. Ne qëndrojmë në anën e paqes dhe dialogut.”/ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme