Lufta në Ukrainë, Sunak thirrje liderëve botërorë: Të dyfishojmë mbështetjen ushtarake për Kievin

Kryeministri britanik, Rishi Sunak i ka bërë thirrje liderëve botërorë për më shumë ndihma ushtarake për Ukrainën. Ai propozuar një ndryshim në Traktatin Atlantik të NATO-s, për të ndihmuar Ukrainën që të mbrohet në rast të çdo sulmi nga Rusia edhe në të ardhmen.
“Ne duhet të tregojmë se do të qëndrojmë në krah të tyre, të gatshëm dhe të aftë për t’i ndihmuar ata të mbrojnë vendin e tyre vazhdimisht”, shtoi kryeministri britanik.
Lufta në Ukrainë ka mbërritur në ditën e saj të 360-të, ndërsa për Zelenskyn, “Kremlini mund të shkatërrojë paqen e të gjithë vendeve, nëse vendimet e botës janë të ngadalta”.
Ndërkohë, rusët kanë sulmuar një zonë banimi të Bakhmut dhe Grupi Ëagner njofton se ka marrë nën kontroll fshatin strategjik Paraskovievka, në veri të qytetit./ TGCOM
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



