Kina: Balonat ajrore amerikane kanë shkelur hapësirën tonë të paktën 10 herë

Ministria e Jashtme kineze deklaroi sot se SHBA-të kanë dërguar balona në hapësirën e saj ajrore në më shumë se 10 herë gjatë vitit të kaluar. Reagimi vjen pasi SHBA, më 4 shkurt, rrëzoi një balonë të dyshuar si spiune mbi hapësirën e saj ajrore, gjë për të cilën Kina tha se ishte një balon që shërbente për gjurmime të motit të humbur.
Marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar që kur SHBA rrëzoi balonën e dyshuar si spiune. Ditët e fundit, SHBA-ja ka rrëzuar një sërë objektesh të tjera të paidentifikuara.
Në përgjigje Pekini tha se SHBA kishte bërë shumë shkelje të hapësirës së saj ajrore.
“Nuk është e pazakontë që SHBA hyn ilegalisht në hapësirën ajrore të vendeve të tjera,”- tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Ëang Ëenbin, në një konferencë për shtyp.
“Vetëm gjatë vitit të kaluar, balonat amerikane kanë fluturuar ilegalisht mbi Kinë më shumë se 10 herë, pa asnjë miratim nga autoritetet kineze.”- tha ai.
“Gjëja e parë që duhet të bëjë pala amerikane është të fillojë me një plan të pastër, t’i nënshtrohet një vetë-reflektimi, në vend që të njollosë dhe akuzojë Kinën,” shtoi ai.
Wang Wenbin tha se Pekini u ishte përgjigjur inkursioneve në një mënyrë “të përgjegjshme dhe profesionale”.
“Nëse doni të dini më shumë rreth balonave amerikane në lartësi të mëdha që hyjnë ilegalisht në hapësirën ajrore të Kinës, ju sugjeroj t’i referoheni palës amerikane,” tha ai.
Mediat shtetërore kineze raportuan gjatë fundjavës se një objekt fluturues i paidentifikuar ishte vërejtur në brigjet lindore të vendit, ndërsa ushtria ishte duke u përgatitur për ta rrëzuar atë.
Shtëpia e Bardhë mohoi akuzat e Pekinit se dërgoi balona mbi Kinë për të kryer mbikëqyrje, nëpërmjet zëdhënëses së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Ëatson, që i quajti pretendimet “të rreme” në Twitter. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



