Video/ Tjetër lëkundje tërmeti në Turqi, panikosen ekipet e shpëtimit, dalin nga pallati të frikësuar

Tërmeti i 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë, duke shkaktuar mbi 38 mijë të vdekur, është shoqëruar prej një jave me qindra pasgoditje.
Një tjetër lëkundje është regjistruar këtë të hënë në Turqi, duke detyruar ekipet amerikane dhe franceze të kërkim-shpëtimit që të largohen nga një pallat në lagjen Antakya, ku po mundoheshin të nxirrnin prej aty disa persona që mendohet se janë gjallë.
“Moment paniku mes ekipeve amerikane dhe franceze të shpëtimit të shkaktuar nga pasgoditja në lagjen Antakya të Turqisë të goditur nga tërmeti”, shkruan në Twitter Analody Agency.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




