Kina: Rezoluta e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ‘manipulim politik’

Kina hodhi poshtë të premten një rezolutë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, që dënonte Pekinin për një balonë të dyshuar kineze për qëllime spiunazhi, e cila u rrëzua mbi ujërat e SHBA-së. Sipas saj, rezoluta është një “manipulim dhe hamendësim thjesht politik”.
“Kina është shumë e pakënaqur me këtë dhe e kundërshton me vendosmëri rezolutën”,- u tha gazetarëve në një konferencë ditore zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Mao Ning.
“Rezoluta e Kongresit të SHBA-së, ishte thjesht manipulim politik dhe hamendje”,- tha Mao.
Rezoluta, e cila u miratua njëzëri të enjten, dënoi Kinën për “shkeljen e pacipë” të sovranitetit të SHBA-së dhe përpjekjet për të “mashtruar komunitetin ndërkombëtar përmes pretendimeve të rreme në lidhje me fushatat e saj të mbledhjes së informacionit për inteligjencën”.
Republikanët kanë kritikuar administratën Biden se nuk ka vepruar më shpejt për të rrëzuar balonën, por ligjvënësit e të dyja partive votuan 419-0 në favortë rezolutës.
Kina këmbënguli se objekti ishte një balonë civile meteorologjike që kishte dalë nga kursi, por nuk ka thënë se kujt i përkiste apo nuk ka ofruar detaje të tjera. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



