Tërmeti tragjik/ BE do t’i dërgojë Sirisë 3.5 milionë euro ndihmë

Bashkimi Europian ka konfirmuar se do të dërgojë 3.5 milion euro ndihmë për Sirinë. Njoftimi i BE vjen pasi Siria kërkoi zyrtarisht ndihmë sipas një skeme të krijuar për të mbështetur vendet e goditura nga fatkeqësitë natyrore, duke aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.
Blloku ka njoftuar gjithashtu një vlerë fillestare prej 3 milion euro në ndihmë për Turqinë, pasi vendi aktivizoi po ashtu Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.
Megjithatë, dërgimi i ekipeve në Siri është më i ndërlikuar se në Turqia, pasi kontrolli atje është i ndarë midis qeverisë dhe grupeve rebele.
Më shumë se 11,000 njerëz në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore kanë humbur jetën si pasoje e tërmeteve të së hënës, ndërsa ende vijojnë kërkimet nën gërmadhat e ndërtesave të shembura./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



