Presidenti ukrainas udhëton drejt Britanisë, do takohet me Kryeministrin Rishi Sunak

Botë | 4 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Britanisë, për t’u takuar me kryeministrin Rishi Sunak. Kjo është vizita e dytë e Presidentit ukrainas, jashtë vendit të tij, që prej nisjes së luftës së Rusisë më 24 shkurt. Udhëtimi i Zelenskyt jashtë Ukrainës ishte në Uashington në muajin dhjetor.

Në vizitën e tij në Londër, Presidenti Zelensky do të vizitojë trupa ukrainase që po trajnohen nga forcat britanike dhe më pas do i drejtohet Parlamentit me një fjalim.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ndërkohë njoftoi se vendi i tij do të zgjerojë trajnimin për pilotët luftarakë dhe marinsat, ndërsa premtoi gjithashtu një investim afatgjatë në ushtrinë e Ukrainës.

“Vizita e Presidentit Zelensky në MB është një dëshmi e guximit, vendosmërisë dhe luftës së vendit të tij dhe një dëshmi e miqësisë së pathyeshme midis dy vendeve tona. Që nga viti 2014, Britania e Madhe ka ofruar trajnime jetike për forcat ukrainase, duke i lejuar ata të mbrojnë vendin e tyre, të mbrojnë sovranitetin e tyre dhe të luftojnë për territorin e tyre. Jam krenar që sot do ta zgjerojmë atë trajnim nga ushtarët tek marinsat dhe pilotët e avionëve luftarakë, duke siguruar që Ukraina të ketë një ushtri të aftë për të mbrojtur interesat e saj edhe në të ardhmen”, tha Sunak.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme