Turqi, Erdogan shpall 3 muaj gjendje të jashtëzakonshme në zonat e tërmetit

Botë | 4 vite më parë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provincat më të prekura nga tërmeti që ka shkaktuar mijëra viktima. Erdogan tha se numri i viktimave në Turqi është rritur në 3,549 persona.

Po nga tërmeti, më shumë se 1600 njerëz raportohet të kenë humbur jetën në Siri. Në një fjalim televiziv, Erdogan tha se gjendja e jashtëzakonshme është për të siguruar që puna dhe shpëtimet të “kryhen shpejt”.

Ai tha se masat do të lejojnë punëtorët e ndihmës dhe mbështetjen financiare për rajonet e prekura, por nuk dha detaje të mëtejshme. Gjendja e jashtëzakonshme do të përfundojë pak para zgjedhjeve të 14 majit, kur Erdogan do të përpiqet të qëndrojë në pushtet pas 20 vjetësh.

Turqia vendosi gjendjen e jashtëzakonshme për herë të fundit në vitin 2016 pas një përpjekjeje të dështuar për grusht shteti. Ajo u hoq dy vjet më vonë.

Ekipet e shpëtimit në Turqi po përballen me shi dhe borë të dendur, ndërsa përpiqen për të gjetur të mbijetuar nga tërmeti, që goditi 10 provinca në orët e para të së hënës. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme