Media Britanike/Shqipëria, një perlë për të kaluar pushimet verore

Botë | 4 vite më parë

Mediat e huaja vijojnë të propozojnë turizmin në Shqipëri, që mesa duket do të ndikojë në rritjen e ndjeshme të numrit të vizitorëve të huaj gjatë këtij sezoni turistik.

“Nëse jeni duke kërkuar për një pushim plazhi këtë vit, ka një destinacion që mund të mos ketë qenë kurrë në radarin tuaj. Me fluturime të lira dhe pije akoma më të lira, ja pse duhet të rezervoni pushimet në rivierën shqiptare këtë verë” shkruan The Sun.

“Vija bregdetare, e quajtur Riviera Shqiptare , është vetëm disa orë nga Britania e Madhe. Shtrihet nga Vlora në veri deri në Ksamil në jug. Muajt ​​e verës janë koha më e mirë për t’u vizituar, nga maji deri në shtator janë muajt, me temperatura maksimale 28C. Fluturimet janë më të shpejta se Kanariet dhe duhen vetëm tre orë për të arritur në Vlorë ose Ksamil nga Mbreteria e Bashkuar.”

“Sipas Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, rreth 120,000 britanikë vizitojnë vendin në vit, dhe shumica janë pa probleme, kështu që konsiderohet një destinacion i sigurt pushimesh.” Shkruan “The Sun”, duke i sugjeruar turistëve anglez të zgjedhin Shqipërinë për të kaluar sezonin turistik të verës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme