Peru, Kongresi refuzon zgjedhjet e parakohshme pavarësisht protestave

Ligjvënësit peruan bllokuan edhe një herë përpjekjen e presidentes së vendit për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme brenda vitit 2023. Një proces i shpejtë zgjedhor po kërkohen edhe nga qytetarët e vendit, të cilës kanë vazhduar protestat lidhur me këtë çështje. Por Kongresi ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë, dhe në ndryshim, ka zhvendosur zgjedhjet e planifikuara për vitin 2026, për në prill të 2024.
Propozimi i Presidentes Dina Boluarte mbi zgjedhjet u refuzua nga një komision i Kongresit mbi çështje teknike, përpara se të debatohej mbi të edhe në seancë plenare.
Peruja është përfshirë nga një krizë që nga fillimi i muajit dhjetor, kohë kur Presidenti i atëhershëm Pedro Castillo, u arrestua për shkak të përpjekjeve për të shpërndarë Kongresin, e qeverisur vendin përmes dekreve.
Zonja Bouluarts, shërbente si nënpresidente në administratën Castillo. Me dhjetra njerëz janë vrarë gjatë protestave pothuajse të përditshme që kanë përfshirë vendin që nga arrestimi i zotit Castillo. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




