Samiti BE-Ukrainë/ Von der Leyen: Këtu për të treguar mbështetje për Kievin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe një pjesë e madhe e ekzekutivit të saj kanë mbërritur në Kiev pasi nesër pritet të mbahet Samiti mes BE dhe Ukrainës. Në një postim në rrjetin social Twitter, Von der Leyen vijon të tregojë mbështëtjën për Ukrainën, ndërsa kjo e fundit përballet me agresionin rus.
“Mirë që jam kthyer në Kiev, hera ime e katërt që nga pushtimi i Rusisë. Këtë herë, me ekipin tim të Komisionerëve. Ne jemi këtu së bashku për të treguar se BE-ja qëndron pranë Ukrainës aq fort sa kurrë. Dhe për të thelluar më tej mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë, shkruan ajo.

Delegacioni më i madh i Bashkimit Evropian ka mbërritur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, gjithsej 15 komisionerë përveç presidentit Charles Michel, i cili do të mbërrijë të premten.
Do të jetë delegacioni më i madh i BE-së, që do të vizitojë Kievin që nga fillimi i invazionit rus: 16 komisarë të BE-së, ndër ta presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe kryediplomati i BE-së Josep Borrell si dhe presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel, ndërmarrin jo vetëm udhëtimin riskant me tren përmes Ukrainës së tronditur nga lufta, por të enjten (02.02.2023) ata zhvillojnë bisedime në Kiev bashkë me qeverinë ukrainase. Të premten zhvillohet zyrtarisht takimi i nivelit të lartë në Kiev i pari samit në një territor lufte.
Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022, dhe forcat e tij vazhdimisht kanë sulmuar infrastrukturën civile, përfshirë edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




