Izraeli përgatitet të shkatërrojë shtëpitë e palestinezëve që vranë 7 izraelitë dhe plagosën 2 të tjerë

Izraeli bllokoi sot shtëpinë e një personi në Jeruzalemin Lindor, që vrau shtatë persona jashtë një sinagoge. Ky është hapi i parë, përpara prishjes së ndërtesës.
Kabineti i kryeministrit Benjamin Netanyahu miratoi një urdhër për mbylljen e shtëpisë së një sulmuesi të dytë palestinez, të një djali 13-vjeçar, që plagosi dy shtetas izraelit në Jerusalemin Lindor të shtunën. Kabineti izraelit ndërmori hapa drejt miratimit edhe të masave të tjera ndëshkuese kundër familjeve të sulmuesve palestinezë, duke përfshirë heqjen e mundshme nga të drejtat e nënshtetësisë, si dhe dëbimin e tyre.
Lëvizjet e Izraelit, së bashku me përshkallëzimin e dhunës, ngritën më tej tensionet ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken zbarkoi në rajon.
Akti i lartë diplomatik i Blinken, që është i fokusuar kryesisht në rivendosjen e qetësisë, fillon të hënën, pasi ai të përfundojë një vizitë të shkurtër në Egjipt.
Më herët, të dielën, policia izraelite mbylli shtëpinë në Jerusalemin lindor të një sulmuesi palestinez 21-vjeçar, i cili vrau shtatë persona dhe plagosi tre të tjerë jashtë një sinagoge, dy ditë më parë, gjatë sabatit hebre. Sulmuesi u qëllua dhe u vra nga policia.
“Ne mbyllëm shtëpinë e terroristit që kreu sulmin e tmerrshëm në Jerusalem. Shtëpia e tij do të shkatërrohet”,- tha Netanyahu në kabinetin e tij.
“Ne nuk po kërkojmë përshkallëzim, por jemi të përgatitur për çdo skenar. Përgjigja jonë ndaj terrorizmit është një dorë e rëndë dhe një përgjigje e fortë, e shpejtë dhe e saktë”,- tha ai.
Shkatërrimi i planifikuar është pjesë e një serie hapash ndëshkues, duke përfshirë planet për të “forcuar” vendbanimet në Bregun Perëndimor. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




