Rusi/ Putin synon të zgjerojë kufirin në Oqeanin Arktik që “fsheh” depozita të mëdha nafte dhe gazi

Presidenti rus, Vladimir Putin është në diskutime rreth pretendimit të Moskës për të marrë një pjesë të madhe të fundit të Oqeanit Arktik. Rusia po përpiqet të zgjerojë ligjërisht kufijtë e jashtëm të shelfit të saj kontinental në Oqeanin Arktik, i cili besohet se përmban depozita të mëdha të pashfrytëzuara nafte dhe gazi.
Për këtë arsye, presidenti rus Vladimir Putin pati të premten bisedime me zyrtarë të lartë të sektorit të sigurisë në lidhje me statusin e përpjekjeve të Rusisë. Rusia në vitin 2021 paraqiti një kërkesë në Kombet e Bashkuara duke pritur me padurim të ripërcaktojë shelfin e saj kontinental. Moska ka thënë në atë kohë se dëshiron shumë më tepër nga shtrati i detit Arktik, një lëvizje që ka pasur implikime për Kanadanë dhe Danimarkën, të cilat kanë pretendimet e tyre.
Një shelf kontinental përkufizohet sipas ligjit ndërkombëtar si një zonë me ujë zakonisht të cekët që kufizohet me vijën bregdetare të një vendi, e cila konsiderohet si një shtrirje e territorit të tij, duke i dhënë vendit të drejtën për të shfrytëzuar burimet e tij natyrore .
Kremlini nuk dha menjëherë detaje të mëtejshme rreth takimit, ku morën pjesë disa zyrtarë të rangut të lartë, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Sergei Naryskin, kreun e shërbimit të inteligjencës së jashtme.
Fqinjët e Arktikut të Rusisë kanë qenë veçanërisht të shqetësuar për ambiciet e Moskës në rajonin e rëndësishëm strategjik që kur dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë shkurtin e kaluar.
Vendet anëtare të NATO -s kanë shtuar stërvitjet ushtarake në Arktik vitet e fundit, ndërsa Rusia ka zgjeruar dhe rinovuar infrastrukturën e saj ushtarake në rajon./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



