Dokumente të klasifikuara gjenden edhe në shtëpinë e ish- zv.presidentit amerikan, Mike Pence

Botë | 4 vite më parë

Dokumente të klasifikuara janë gjetur edhe në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence. Ky është zbulimi më i fundit lidhur me shkresat sekrete.

Dokumentet, të zbuluara nga një avokat javën e kaluar për zotin Pence në shtëpinë e tij në Indiana, i janë dorëzuar FBI-së. Këshilltarët specialë po merren tashmë me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Presidenti, Joe Biden dhe ish-Presidenti, Donald Trump.

Trump përballet me një hetim penal për keqpërdorim të dosjeve. Përfaqësuesit e zotit Pence dërguan një letër në Arkivin Kombëtar, duke i njoftuar ata për dokumentet. FBI-ja shkoi në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit për t’i marrë ato.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme