Përplasja diplomatike/ Estonia dhe Letonia kërkojnë largimin e ambasadorëve të Rusisë

Pas njoftimit të Rusisë për zbehje të marrëdhënieve diplomatike me Estoninë, duke e akuzuar atë për “rusofobi totale”, shtetet anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, Estonia dhe Letonia, kanë kërkuar largimin e ambasadorëve rusë nga shtetet përkatëse.
Ndërkaq, Ministria e Jashtme ruse deklaroi se ambasadorit të Estonisë do t’i kërkohet të largohet muajin e ardhshëm dhe se të dyja vendet do të përfaqësohen nga të ngarkuarit me punë të përkohshme në vend të ambasadorëve.
Nga ana e saj, Estonia u përgjigj në mënyrë të ngjashme, me ministrin e Jashtëm, Urmas Reinsalu, që bëri të ditur se të dërguarit rus do t’i kërkohet të largohet deri më 7 shkurt.
Tri vendet baltike kanë ngritur zërin vazhdimisht duke kërkuar sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, si dhe shtimin e ndihmës për Ukrainën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




