Akuzat për korrupsion/ Jep dorëheqjen shefi i zyrës së presidentit ukrainas, Zelensky

Shefi i zyrës së presidentit ukrainas ka dhënë dorëheqjen. Kyrylo Tymoshenko ka bërë të ditur dorëheqjen, vetëm pak orë pasi presidenti ukrainas Zelensky theksoi se do të shkarkojë disa prej zyrtarëve të lartë.
Tymoshenko ka ushtruar funksionin e shefit të zyrës së presidentit Volodymyr Zelensky, që nga fillimi i luftës në Ukrainë të 24 shkurtit të vitit të kaluar.

“Falënderoj presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky për besimin dhe mundësinë për të bëra gjëra të mira çdo ditë, çdo minutë”, ka shkruar Tymoshenko në Telegram.
Më herët, Zelensky theksoi se po planifikon shkarkimin e disa prej zyrtarëve të tij më të lartë, pas akuzave për korrupsion. Ndërkaq, vendet perëndimore që prej fillimit të luftës në Ukrainë kanë akorduar miliarda dollarë për armë dhe ndihma tjera.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




