Lufta me Rusinë/ BE, paketë të re ndihme ushtarake prej 500 milionë euro për Ukrainën

Botë | 4 vite më parë

BE-ja ka ratifikuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 500 milionë euro. Paketa u miratua së bashku me 45 milionë euro të tjera për “pajisjet jovdekjeprurëse” për misionin e trajnimit ushtarak të BE-së për Ukrainën.

Ndërkohë, 27 ministrat e jashtëm të BE-së u takuan këtë të hënë në Bruksel mes presionit në rritje ndaj Berlinit për të lëshuar tanke Leopard(tank kryesor beteje që ofron mbrojtje të mirë kundër armëve të blinduara dhe armëve të drejtuara kundër tankeve) të prodhimit gjerman në Ukrainë.

Paketa prej 500 milionë eurosh u miratua së bashku me 45 milionë euro të tjera për “pajisjet jovdekjeprurëse” për misionin e trajnimit ushtarak të BE-së për Ukrainën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme