Tragjedia me 10 të vdekur në Los Angelos, vetëvritet autori i masakrës

Botë | 4 vite më parë

Autori i masakrës në Los Anxhelos është gjetur i vdekur. Policia e Kalifornisë ka identifikuar autorin e vrasjes së 10 personave në studion e vallëzimit, si Huu Can Tran, 72 vjeç. Ky i fundit është gjetur pa shenja jete brenda një furgoni të bardhë, pas masakrës që shkaktoi. Policia ka bërë me dije se 72-vjeçari ka kryer vetëvrasje, pasi hapi zjarr në studion e vallëzimit, duke lënë të vdekur 10 persona, mes të cilëve 5 gra dhe 5 burra, ndërsa plagosi 7 të tjerë.

72-vjeçari shkonte shpesh në studion e vallëzimit, pasi takonte ish-bashkëshorten e tij. Pas kryerjes së aktit tragjik, autori ka shkuar në një tjetër studio vallëzimi në qytetin e afërt të Alhambra, ka hyrë brenda dhe ka tentuar të hapë zjarr, por dy persona kanë arritur ta ndalojnë. Më pas, Huu Can Tran ka shkuar në furgon ku ka kryer vetëvrasje, pak minuta para se forcat e policisë ta arrestonin.

Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit ka marrë një urdhër kontrolli për shtëpinë e autorit. “Ne e kuptojmë se ky është një hetim shumë i ndjeshëm dhe në vazhdim. Çdo gjë tjetër do të publikohet nga Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit, “tha Reyes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme