Shkarkimi i zv.ministrit pas akuzave për korrupsion, Zelensky: Të jetë sinjal për të gjithë, Ukraina s’bën hapa pas

Presidenti Volodymyr Zelensky ka folur me tone të ashpra pas shkarkimit të një zv.ministri, duke deklaruar se Ukraina nuk do e tolerojë korrupsionin, ndërsa paralajmëroi marrjen e vendimeve kyçe mbi ç’rrënjosjen e tij.
Shkarkimi i zv.ministrit erdhi pas akuzave për marrje ryshfeti. Presidenti Zelensky theksoi se nuk do të ketë më kthim pas për Ukrainën dhe se shkarkimi i zv.ministrit, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije, duhet të jetë sinjal për këdo që shkel parimet e drejtësisë.
“Dua që kjo të jetë e qartë: nuk do të ketë më kthim në atë që ishte në të kaluarën, në mënyrën se si jetonin njerëz të ndryshëm pranë institucioneve shtetërore ose ata që e kaluan tërë jetën e tyre duke ndjekur një karrige. Dua që ky të jetë sinjali ynë për të gjithë ata, veprimet apo sjellja e të cilëve shkel parimin e drejtësisë”, tha Zelensky.
Ukraina ka pasur një histori të gjatë korrupsioni të shfrenuar dhe qeverisje të lëkundur, me Transparency International që e rendit korrupsionin e vendit në 122 nga 180 vende.
BE i ka bërë reformat kundër korrupsionit një nga kërkesat e saj kryesore për anëtarësimin e Ukrainës në bllok, pasi i dha Kievit statusin e kandidatit vitin e kaluar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



