Zgjerimi i BE/ Scholz dhe Macron: Duhet përparim konkret dhe procedura më të shpejta vendimmarrjeje

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, theksuan në një artikull të përbashkët në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” se ata do të përpiqen për përparim të shpejtë dhe konkret në procesin e zgjerimit të BE-së.
“Në të njëjtën kohë, ne duhet të sigurojmë që Bashkimi Evropian i zgjeruar të mbetet i zbatueshëm, me institucione më efikase dhe procedura më të shpejta vendimmarrjeje, veçanërisht duke zgjeruar votimin me shumicë të cilësuar në Këshillin Evropian“, thanë dy udhëheqësit.
Ata përmendën veçanërisht vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve edhe Shqipëria, që janë në faza të ndryshme të procesit të gjatë të anëtarësimit në BE.
“Për të pasur një Evropë të fortë nesër, ne duhet të investojmë më shumë në forcat tona të armatosura dhe në themelet e industrisë sonë evropiane të mbrojtjes ”, shkruan kancelari dhe presidenti. Kjo, sipas tyre, do të rrisë aftësitë mbrojtëse dhe do ta kthejë Evropën në një partner të fortë.
“Ne po mbrojmë fuqimisht një strategji ambicioze për të rritur konkurrencën e industrisë evropiane dhe për një mjedis evropian që promovon konkurrencën dhe inovacionin “, thanë Scholz dhe Macron./ novinite
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



