Jacinda Ardern dha dorëheqjen, ja kush pritet të zgjidhet kryeministër i Zelandës së Re

Botë | 4 vite më parë

Chris Hipkins, ministri i Arsimit i Zelandës së Re, po kërkon të pasojw Jacinda Ardern si kryeministre, pas deklaratës së saj për dorëheqjen në fillim të kësaj jave. Hipkins doli si kandidati i vetëm që do të nominohej për udhëheqjen e Partisë Laburiste në pushtet.

Grupi i Partisë Laburiste do të takohet të dielën për të miratuar dhe konfirmuar zyrtarisht Hipkins si lider, tha përfaqësuesi i partisë Duncan Webb. Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të Zelandës së Re pritet të mbahen më 14 tetor.

Hipkins është një politikan karriere që hyri në Parlament në vitin 2008 dhe u bë një emër i njohur pasi udhëhoqi menaxhimin e pandemisë së Zelandës së Re si ministër i përgjigjes ndaj Covid-19 në kabinetin e Ardern. Përveç të qenit ministër i arsimit, ai është gjithashtu ministër për policinë dhe shërbimin publik, dhe kryetar i Dhomës.

Duke folur me gazetarët pasi nominimet u mbyllën në orën 9 të mëngjesit me orën lokale në kryeqytetin Wellington, ai tha se synon të arrijë konsensus se kush është “më i miri për të udhëhequr partinë Laburiste”.

Jacinda Ardern deklaroi të enjten se do të tërhiqej, duke thënë se nuk beson se ka energji për të kërkuar rizgjedhjen. Duke folur në një konferencë shtypi atëherë, Ardern tha se mandati i saj do të përfundonte deri më 7 shkurt, kur do presë që kryeministri i ri laburist./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme