Lufta me Rusinë/ Ukraina kërkon ndihmën e Perëndimit: Çdo vonesë ka kosto në jetë njerëzish

Këshilltari i presidentit Volodymyr Zelensky ka deklaruar se “pavendosmëria” e Perëndimit për dërgimin e armëve shtesë në Ukrainë po vret gjithnjë e më shumë ukrainasit.
“Çdo vonesë pasohet me vdekjen e ukrainasve”, shkroi Mykhailo Podolyak në Twitter.
Vërejtjet e tij vijnë pasi ministri i mbrojtjes i Ukrainës u shpreh se ka pasur një “diskutim të sinqertë” me homologun e tij gjerman për tanket gjermane Leopard 2, të cilat Kievi po i kërkon urgjentisht për t’u përballur me armaturën ruse.
Gjermania ka këmbëngulur se nuk po bllokon dërgimin e tankeve Leopard të prodhimit gjerman, të cilat vendet e tjera duan të dërgojnë.
Takimi në bazën ajrore Ramstein në Gjermani solli një marrëveshje për furnizimin e më shumë automjeteve të blinduara, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe municioneve.
Ndërkaq, të shtunën, këshilltari Reznikovit i tha BBC-së se vendet e NATO-s të përkushtuara për të ndihmuar Ukrainën duhet të jenë disa hapa përpara armikut.
Yuriy Sak tha se Perëndimi duhet të ripërcaktojë se çfarë do të thotë të qëndrosh me Ukrainën.
“Të jemi në gjendje të mbrojmë tokën tonë do të thotë të jemi në gjendje të çlirojmë territoret tona dhe për këtë kemi nevojë për tanke të rënda, për këtë kemi nevojë për mjete të blinduara”, u shpreh ai.
Leopard 2 shihet si mundëdsi për të ndryshuar gjithccka në favor të Ukrainës, pasi është i lehtë për t’u mirëmbajtur dhe i projektuar posaçërisht për të konkurruar me tanket ruse T-90, të cilat po përdoren në pushtim. Nga ana tjetër, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se mendimet mbeten të ndara për furnizimin me tanke dhe ai mohoi se Berlini po e bllokonte një lëvizje të tillë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



