Lufta në Ukrainë/ Kievi shtyn Gjermaninë për furnizimin me tanke, arma që do ndryshonte rregullat në fushën e betejës

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se ka pasur një “diskutim të sinqertë” me homologun e tij gjerman për tanket gjermane Leopard 2, të cilat Kievi po i kërkon urgjentisht për t’u përballur me armaturën ruse. Gjermania nuk ka vendosur ende nëse do t’i dërgojë tanket në Ukrainë, apo do të lejojë vendet e tjera të dhurojnë të tyret, pavarësisht presionit për të vepruar.
Takimi në bazën ajrore Ramstein në Gjermani solli një marrëveshje për furnizimin e më shumë automjeteve të blinduara, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe municioneve.
Por Leopard 2 shihet si një ndryshim i mundshëm i lojës për Ukrainën, pasi është i lehtë për t’u mirëmbajtur dhe i projektuar posaçërisht për të konkurruar me tanket ruse T-90, të cilat po përdoren në pushtim.
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se mendimet mbeten të ndara për furnizimin me Leopardëve, por mohoi që Berlini po e bllokonte një lëvizje të tillë. Sipas ligjeve gjermane të eksportit, vendet e tjera që duan të furnizojnë Leopardët, si Polonia dhe Finlanda, nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë derisa Berlini të japë një përgjigje të qartë./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



