Lufta me Rusinë/ Finlanda i dhuron Ukrainës më shumë se 400 mln euro për sistemin mbrojtës

Botë | 4 vite më parë

Finlanda ka bërë të ditur se do të dhurojë për Ukrainën një shumë prej 400 milionë eurosh, për ta ndihmuar atë kryesisht në pajisje ushtarake mbrojtëse në luftën përballë Rusisë.

Kjo nuk përfshin tanket Leopard 2, për të cilat Finlanda thotë se mund t’i dërgojë pasi të jetë rënë dakord më parë me aleatët. Donacioni prej 400 milionë eurosh do të trefishonte vlerën e ndihmës mbrojtëse të Finlandës për Ukrainën, totali i së cilës shkon në 590 milion euro, referuar të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Finlandës.

 “Kjo paketë nuk përfshin tanket Leopard, por përbëhet nga armatime të rënda dhe municione” tha Miika Pynnonen, këshilltare speciale e ministrit të Mbrojtjes të Finlandës.

Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se ministrat e mbrojtjes të Finlandës dhe Suedisë do të nënshkruajnë një Deklaratë në mbështetje të Ukrainës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme