Video e trajnimit të vullnetarët serbë në luftën kundër Ukrainës, revoltohet Vuçiç: Është kundër rregullave tona

Një video e publikuar nga mediat në Rusi se vullnetarë serbë stërviten për të luftuar përkrah trupave ruse në Ukrainë, ka nxitur zemërim në Serbi. Grupi mercenar i Rusisë, Wagner, realizoi videot në gjuhën serbe për të inkurajuar rekrutimin për luftë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili u shpreh se kjo është kundër rregulloreve të vendit të tij.
“Pse ju, nga Wagner, telefononi dikë nga Serbia kur e dini se kjo është kundër rregulloreve tona?”, tha ai.
Kritikët shpesh e akuzojnë Serbinë se i jep përparësi miqësisë së saj të gjatë me Rusinë mbi ambicien e saj për t’u bashkuar me BE. Por ajo që ka dalë ditët e fundit në Beograd, tregon se fotografia nuk është edhe aq bardh e zi.
Duke lënë të kuptohet për marrëdhëniet më pak se rozë me Moskën, presidenti Vuçiç tha se Serbia jo vetëm që ishte “neutrale” në lidhje me luftën në Ukrainë, por se ai nuk kishte folur me presidentin rus Vladimir Putin për shumë muaj.
Në Beograd, ku muralet provokuese janë jashtëzakonisht të zakonshme, emblema e kokës së vdekjes së Wagnerit u shfaq në një mur në qendër të qytetit javën e kaluar. Ai u nënshkrua nga Patrullat Popullore, një organizatë e krahut të djathtë ekstrem, e cila më parë ka organizuar mitingje pro-ruse me pjesëmarrje të rrallë.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



