SHBA ‘masa të jashtëzakonshme’ për të shmangur një krizë të mundshme ekonomike

Botë | 4 vite më parë

Sekretarja e Thesarit të SHBA-së Janet Yellen ka bërë të ditur se qeveria amerikane ka filluar të marrë ‘masa të jashtëzakonshme’ kundër një krize të mundshme ekonomike.

Fërkimet midis Presidentit Joe Biden dhe republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve po ngrenë alarmin se si Shtetet e Bashkuara mund të anashkalojnë një krizë të mundshme ekonomike.

Në një letër drejtuar drejtuesve të Kongresit, bëhet e ditur se Departamenti i Thesarit ka filluar të marrë “masa të jashtëzakonshme” ndaj rritjes së borxhit.

Siç transmetojnë mediat amerikane, tregjet deri më tani mbeten të qeta duke pasur parasysh se qeveria amerikane mund të mbështetet përkohësisht në rregullimet e kontabilitetit për të qëndruar e hapur dhe çdo kërcënim për ekonominë mund të jetë ende larg.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme