Rezoluta/ Asambleja e BE-së kërkon krijimin e Gjykatës Speciale për krimet e Rusisë në Ukrainë

Asambleja e Bashkimit Evropian u ka bërë thirrje vendeve anëtare ditën e sotme që të mbështesin krijimin e një gjykate speciale për të gjykuar çdo krim lufte të Rusisë në Ukrainë.
Rezoluta u miratua me 472 vota pro dhe 33 abstenime në Parlamentin Evropian dhe nënvizoi gatishmërinë e BE-së për të siguruar që Moska të sillet para drejtësisë për pushtimin rus të Ukrainës.
“Të punojë në bashkëpunim të ngushtë me Ukrainën për të kërkuar dhe ndërtuar mbështetjen politike në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe forume të tjera ndërkombëtare për krijimin e gjykatës speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës”, thuhet në rezolutë.
Nga ana tjetër, Parlamenti Evropian shpjegoi se e konsideron krijimin e gjykatës speciale si një përpjekje të GJPN-së dhe Prokurorit të saj, pasi do të fokusohet në gjenocidin e Rusisë në Ukrainë.
ICC me bazë në Hagë ka nisur një hetim për krimet e luftës në Ukrainë, por nuk mund të ndjekë penalisht krimet e ushtarakëve rusë sepse Federata Ruse nuk është nënshkruese e Statutit të Romës.
Që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar, forcat e tij ushtarake janë akuzuar për abuzime që variojnë nga vrasjet në periferi të Kievit në Bucha deri te sulmet vdekjeprurëse ndaj objekteve civile, përfshirë këtu edhe bombardimin e 16 marsit 2022 të teatrit në Mariupol.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




