Rrëzimi i helikopterit/ Presidenti i KE niset drejt Kievit: Ukraina ka nevojë për mbështetjen tonë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është nisur këtë të enjte (19 janar) drejt Kievit, një ditë pas tragjedisë së rrëzimit të helikopterit ku për pasojë 14 persona humbën jetën fatalisht. Me një video mesazh në rrjetin social Tëitter, Michel deklaron se ukrainasit po luftojnë për tokën, të ardhmen e fëmijëve të tyre, e mbi të gjitha për vlerat e përbashkëta evropiane të paqes dhe prosperitetit. Në përfundim të video-mesazhit, presidenti i KE-së shprehu mbështetjen ndaj Ukrainës dhe popullit të saj.
“Rrugës për në #Kiev. Ukrainasit po luftojnë për tokën e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Por ata po luftojnë gjithashtu për vlerat tona të përbashkëta evropiane të paqes dhe prosperitetit. Ata kanë nevojë dhe meritojnë mbështetjen tonë”, tha Michel.
Një ditë më parë (18 janar), pas rrëzimit të helikopterit mbi një ccerdhe fëmijësh në një qytet të Kievit, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shprehu ngushëllimet për tragjedinë, duke thënë se Evropa i bashkohet Ukrainës në pikëllim.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



