Afganistan/ Të paktën 70 të vdekur nga vala e ftohtë polare, bllokohen rrugët qëndrore

Të paktën 70 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e të ftohtit polar që ka goditur Afganistanin. Gjatë javës së fundit temperatura ka rënë nën zero që nga 10 janari, ku Kabuli dhe rrethet provinciale po përjetojnë një mot të keq të paparë.Temperaturat më të ulëta u regjistruan në provincën qendrore Ghor, duke arritur në -33 gradë Celsius fundjavën e kaluar (14-15/1), ndërsa në provincën Baghdis termometrat treguan -28 gradë Celsius.
“Ky dimër është larg nga më i ftohti në vitet e fundit,” i tha AFP Mohammad Nasim Muradi, kreu i shërbimit meteorologjik të Afganistanit, duke paralajmëruar “pritet që vala e ftohtë të vazhdojë edhe për një javë ose më shumë”.
Si pasojë e të ftohtit humbën gjithashtu 70,000 bagëti, kafshë me rëndësi kritike për vendin. Reshjet e dendura të borës mbyllën rrugët në zonat qendrore dhe veriore të vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



