Sulmi i përgjakshëm i Rusisë kundër civilëve në Ukrainë, shkon në 44 numri i viktimave, përfshirë 5 fëmijë

Botë | 4 vite më parë

Numri përfundimtar i viktimave nga sulmi me raketa ruse në fundjavë, në një bllok apartamentesh në Ukrainën juglindore, arriti në 44. Kjo u bë e ditur sot nga zyrtarët ukrainas, të cilët nxorrën edhe trupin e një fëmije tjetër nga rrënojat. 

Sulmi në qytetin e Dnipro ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj civilësve në Ukrainë, që nga pranvera e kaluar.

“Të vrarët në sulmin e pasdites të së shtunës përfshinin pesë fëmijë, 79 të plagosur. Numri përfundimtar përfshin dy duzina njerëz të listuar fillimisht si të zhdukur në ndërtesën shumëkatëshe, e cila strehonte rreth 1,700 persona”- tha Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së presidentit ukrainas. 

Ekuipazhet e urgjencës pastruan rreth 9 tonë rrënoja gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi.

Rreth 400 njerëz humbën shtëpitë e tyre, 72 apartamente janë rrënuar tërësisht, 236 të tjera që janë dëmtuar pa riparohen.

Sulmi i fundit vdekjeprurës rus ndaj një objektiv civil shkaktoi zemërim. Kjo çoi në dorëheqjen e papritur të një këshilltari presidencial ukrainas, i cili tha se raketa ruse shpërtheu dhe ra pasi sistemi ukrainas i mbrojtjes ajrore e rrëzoi atë, një version ky që do të hiqte një pjesë të fajit nga forcat e Kremlinit.

Komentet e Oleksii Arestovich në një intervistë të së shtunës mbrëma shkaktuan protesta. Ai dha dorëheqje duke nënvizuar se vërejtjet e tij ishin “një gabim thelbësor”. 

Forcat ajrore të Ukrainës kishin theksuar se ushtria e tyre nuk ka një sistem të aftë për të rrëzuar raketat ruse Kh-22, të cilat, sipas saj, ishin lloji që goditi bllokuen e e banesave.

“Që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë, më shumë se 210 raketa të këtij lloji janë lëshuar në territorin e Ukrainës. Asnjë nuk është rrëzuar nga mbrojtja kundërajrore”,- njoftuan forcat ajrore ukrainase.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u zotua se do t’i sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për sulmin, duke thënë se kjo është “një detyrë themelore” për Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme