Tensionet Kosovë-Serbi/ Richard Grenell: Fajtorë për kaosin janë SHBA-të dhe Kryeministri Kurti

Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka deklaruar se shkaktarë për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë SHBA dhe Kryeministri Albin Kurti.
Sipas Grenell, fakti që SHBA ia ka lënë në dorë Evropës zgjidhjen e tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe problemi që Kryeministri Kurti nuk merr përsipër pasojat e veprimeve, kanë sjellë kaos në veri të Kosovës.
Grenell hoqi një paralele mes situatës në veri të Kosovës gjatë periudhës kur në krye të SHBA ishte Donald Trump dhe aktualisht në presidencën e Joe Biden.
“Mendoj se është shumë e qartë se me zbatimin e marrëveshjeve ekonomike, ne po përpiqeshim të sillnim zhvillim ekonomik dhe vende pune për të rinjtë, të sillnim kompani dhe investime perëndimore, të hapnim kufijtë dhe tani kemi arritur një kaos për shkak të të cilit shohim se duhet të ndërhyjnë forcat e NATO-s. Ai ndryshim ishte Albin Kurti”, tha Grenell.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




