Pas 60 vitesh, Kina regjistron për herë të parë rënien e popullsisë! Tkurret fuqia punëtore

Botë | 4 vite më parë

Për herë të parë në 60 vite, tkurret popullsia e Kinës. Norma kombëtare e lindjeve ka arritur rekord ulje, duke shkuar në 6.77 lindje në 1000 gra. Sipas BBC, popullsia e Kinës gjatë vitit 2022 pësoi një rënie me 850 mijë krahasuar nga 2021, duke regjistruar shifrën 1.4118 miliardë.

Byroja Kombëtare e Statistikave në Kinë teksa publikoi shifrat, bëri me dije se shkalla e lindjeve në 2022 ishte gjithashtu në rënie nga 7.52 në 2021.

Vdekjet gjithashtu tejkaluan numrin e lindjeve për herë të parë vitin e kaluar. Kina regjistroi shkallën e saj më të lartë të vdekjeve që nga viti 1976, ku u regjistruan 7.37 vdekje për 1000 njerëz, nga 7.18 që ishte një vit më parë.

Të dhënat e mëparshme të qeverisë kishin paralajmëruar një krizë demografike, e cila në afat të gjatë do të tkurrte fuqinë punëtore të Kinës dhe do të rriste barrën mbi kujdesin shëndetësor dhe kostot e tjera të sigurimeve shoqërore.

Tendencat e popullsisë së Kinës ndër vite janë formësuar kryesisht nga politika e diskutueshme e një fëmije, e cila u prezantua në vitin 1979 për të ngadalësuar rritjen e popullsisë.

Familjet që shkelnin rregullat u gjobitën dhe në disa raste humbën edhe vendin e punës. Në një kulturë që historikisht favorizon djemtë mbi vajzat, politika kishte çuar gjithashtu në aborte të detyruara dhe një raport të anuar gjinor të raportuar të djemve nga vitet 1980.

Politika u hoq në vitin 2016 dhe çiftet e martuara u lejuan të kishin dy fëmijë. Vitet e fundit, qeveria kineze ofroi gjithashtu ulje taksash dhe kujdes më të mirë shëndetësor për nënën, ndër stimuj të tjerë, për të rikthyer ose të paktën për të ngadalësuar rënien e nivelit të lindjeve.

Në tetor 2022, presidenti kinez Xi Jinping e bëri një prioritet rritjen e nivelit të lindjeve. Xi tha në Kongresin e Partisë Komuniste, se qeveria e tij do të “ndjek një strategji kombëtare proaktive” në përgjigje të plakjes së popullsisë së vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme