Raporti/ OKB: 2022, një vit i përgjakshëm për gazetarët. Vriten 86 punonjës të medias

86 gazetarë dhe punonjës të medias në të gjithë botën janë vrarë përgjatë vitit 2022. Sipas një raporti të UNESCO-s dhe OKB-së, theksohet se përgjatë vitit të kaluar është vrarë një gazetar në katër ditë. Pra, gati 50% më shumë se në vitin 2021.
Sipas OKB-së të dhënat nxjerrin në pah gjendjen me të cilën përballen gazetarët në punën e tyre.
“Pas disa vitesh rënie të njëpasnjëshme, rritja e madhe e numrit të gazetarëve të vrarë në vitin 2022 është alarmante. Autoritetet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të ndaluar këto krime dhe për të siguruar që autorët e tyre të ndëshkohen sepse indiferenca është një faktor kryesor në këtë klimë dhune”, u shpreh Audrey Azoulay, drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s.
Vrasjet e gazetarëve përgjatë vitit të kaluar shënojnë një rënie në raport me vitin 2018, me 99 vrasje. Ndërsa numri kishte rënë në një mesatare prej 58 vrasjesh në vit nga 2019-2021.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



