Anëtarësimi në NATO/ Erdogan i vendos kushte Suedisë dhe Finlandës: Dorëzoni më parë 130 “terroristët”

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka kërkuar sërish Suedisë dhe Finlandës të deportojnë apo ekstradojnë nga vendet e tyre 130 persona të cilët Stambolli i konsideron terroristë.
Ndërkaq, dy shtetet nordike kanë aplikuar për t’ju bashkuar Aleancës së Atlanikut të Veriut, por kërkesa e tyre duhet të aprovohet nga 30 vende anëtare të NATO-s, ku bën pjesë edhe Turqia.
Kjo e fundit bashkë me Hungarinë nuk i kanë miratuar aplikimet e këtyre dy shteteve nordike.
“Ne u thamë, nëse nuk i dorëzoni terroristët tek ne, nuk mund të miratojmë kërkesën për aplikim në NATO. Për t’u miratuar kjo kërkesë në Parlament, para se gjithash duhet t’i dorëzoni mbi 100, apo rreth 1300 terroristë tek ne”, është shprehur Erdogan.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



