NASA: Njeriu do të shkelë sërish në Hënë pas 50 vitesh! Do krijojmë një bazë të përhershme

Botë | 4 vite më parë

Një moment të ri historik për njerëzimin dhe eksplorimin e hapësirës ​​ka njoftuar NASA , përmes projektit ” Artemis 3 “, nëpërmjet të cilit njeriu do të kthehet në Hënë pas 50 vitesh dhe do të krijojë një bazë të përhershme në Polin e Jugut hënor.

Kthimi i njeriut në Hënë është planifikuar për vitin 2025 dhe misioni do të përfshijë gruan e parë që do të udhëtojë në hapësirë. Pas dy misioneve testuese Artemis, Artemis III do të shënojë kthimin e parë të njerëzimit në sipërfaqen hënore. NASA do të bëjë histori duke dërguar njerëzit e parë për të eksploruar rajonin pranë Polit të Jugut hënor.

Anija kozmike Orion e NASA-s do të jetë ajo që do të transportojë ekuipazhin dhe nga Toka dhe drejt nga orbita hënore. Orion është e vetmja anije kozmike e aftë të kthejë ekuipazhet në Tokë me shpejtësi rihyrjeje hënore. Në misionin e suksesshëm Artemis I, mburoja e nxehtësisë e dizajnuar në mënyrë unike e Orionit u testua kohët e fundit në këto kushte ekstreme të rihyrjes. Katër astronautë do të nisen nga Launch Pad 39B në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida në bordin e Sistemit të Nisjes Hapësinore (SLS). Ekuipazhi do të zgjidhet duke përdorur kritere që përfshijnë aftësi unike dhe trajnim intensiv. Ky mision do të sjellë një të ardhme në të cilën njerëzit do të kenë akses të vazhdueshëm në Hënë dhe misionet njerëzore të eksplorimit planetar janë të realizueshme./ CNN.gr

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme