Lufta/ Rusia anulon shkëmbimin e të burgosurve me Ukrainën

Rusia ka anuluar një shkëmbim të planifikuar të të burgosurve të luftës me Ukrainën.
“Një raund tjetër shkëmbimi i të burgosurve ishte planifikuar sot me palën ruse. Megjithatë, ajo u anulua në momentin e fundit me iniciativën e palës ruse” ka bërë të ditur Shtabi Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës.
Dy vendet, Rusia dhe Ukraina kanë bërë shkëmbime të shumta të burgosurish ku më së fundi më 8 janar që arrinin në qindra robër secila gjatë luftës. Sipas argumentit nga Rusia, ushtarët e saj dyshohet se kishin raportuar raste të zhvatjes ndërsa ishin në robëri ukrainase.
Sulmet ruse shkatërruan një ndërtesë 9 katëshe, duke i marrë jetën 20 personave, e ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




