Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, NATO: Do zhvendosim avionët e zbulimit në Rumani

Botë | 4 vite më parë

Aleanca e Atlantikut të Veriut do të zhvendosë disa prej avionëve të saj të zbulimit në Rumani, të cilët aktualisht gjenden në Gjermani.

Avionët e zbulimit me Sistemin Ajror të Paralajmërimit dhe Kontrollit (AËACS) pritet të arrijnë në Bukuresht të martën “për të mbështetur prezencën e përforcuar të aleancës në rajon dhe për të monitoruar akvititetin ushtarak rus”, thuhet në njoftimin e NATO-s. Avionët do të stancionohen 200 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

“Teksa lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë në Evropë, nuk duhet të ketë dyshime lidhur me vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleatëve. AËACS-ët tanë mund të zbulojnë avionët nga qindra kilometra largësi, duke i bërë ata një aftësi kyçe për parandalimin dhe qëndrimin e mbrojtjes të NATO-s. E falënderojmë Rumaninë që do të pranojë avionët, shtet i cili jep një kontribut të rëndësishëm për paralajmërimin tonë të hershëm”,  tha zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme